Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë, po këtë herë si fotografohet dyshja?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Dyshja që u ribashkua pas më shumë se dhjetë vitesh të ndarë, nuk po i kursen momentet e përbashkëta për fansat.

Edhe këtë herë ata janë fotografuar më pranë se kurrë. Duket se çifti nuk po e mban dot të fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin. Ata kanë qenë në një jaht përreth Evropës. Gjatë darkës ata bënë një ndalesë në Nerao të Italisë.

Këngëtarja i buzëqeshte herë pas here teksa gjendeshin në “Le Scoglio”, ndërkohë që më pas janë parë teksa i jepnin puthje pasionante njëri-tjetrit. Jennifer dukej e mrekullueshme me një bluze me vija të kuqe dhe të bardha teksa përqafonte të dashurin e saj me sy të ngazëllyer. Ben gjithashtu dukej shumë i dashuruar teksa shihte me sy të lumtur të dashurën e tij.

Që prej kohës kur Jennifer dhe Ben e bënë publike lidhjen e tyre, ata kanë patur shumë çaste të afërt në prani të njëri-tjetrit. Ata kanë shkuar me pushime në Monaco, Nerano dhe Capri.

Nga ana tjetër dhe ish-partneri i Jennifer, Alex Rodriguez, ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e tij në një jaht. Duket se Jennifer dhe Alex nuk kanë marrëdhënie të afërta me njëri-tjetrin tashmë dhe gjithçka ia kanë lënë së shkuarës. Por se çfarë do të ndodhë pas dhjetë vitesh, kjo mbetet për t’u parë…