Celebrities Gossip Showbiz

Alex Rodriguez hedh pas krahëve historinë me Jennifer Lopez…

Duket se pas ndarjes së bujshme të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, nuk është vetëm J-LO ajo që është hedhur në krahët e një romance të re. Tashmë është rradha e Alex që të shohi nga e ardhmja. Ndërkohë që aktorja po shijon romancën me Ben Affleck, edhe lojëtari i baseball-it ka vendosur ta harrojë ish-partneren e tij.

46-vjeçari është duke pushuar në brigjet e bregdetit spanjoll, pasi kishte festuar në St. Tropez e në Monaco së bashku me mikun e tij Eric Decker dhe bashkëshorja e tij, këngëtarja e muzikës country Jessie James Decker dhe me disa miq të tjerë për të festuar ditëlindjen. Në këtë udhëtim ai është fotografuar me një vajzë bionde me të cilën ka treguar goxha afrimitet. Bëhet fjalë për gazetaren sportive, Melanie Collins. Dyshimet se mes tyre ka nisur një lidhje kanë filluar para pak kohësh, pasi dyshja është parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë deri më tani, ata nuk e kanë pranuar publikisht se mes tyre ka një lidhje romantike.

Një burim i afët me Alex tha se ai dhe Melanie janë miq të mirë dhe mes tyre nuk ekziston asgjë tjetër përveç shoqërisë.

Ata janë miq me njëri-tjetrin. Ai është me pushime, është beqar dhe po argëtohet.