Bota

U shtrua në spital, zbulohet gjendja shëndetësore e Papa Françesku-t!

Menjeherë pas adresimit të besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Françesku u shtrua me urgjencë në spitalin “Gemelli” ditën e djeshme në Romë. Papa u operua dhe ndërhyrja kirurgjikale është realizuar me sukses. Ai ndodhet aktualisht në Poliklinikën Gemelli në Romë ku iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një deformim të zorrës së trashë.

Sipas mediave italiane qëndrimi në spital do të zgjasë të paktën pesë ditë. Është bërë e ditur se Papa Françesku donte të priste për fillimin e korrikut, për të kryer operacionin, një muaj ky në të cilin si çdo vit, ai zvogëlon angazhimet e tij dhe ndërpret seancat dëgjimore.

Rikujtojmë, se Papa arriti në Poliklinikë ditën e djeshme pak pas orës 17:00. Pas kësaj, një mesazh ka ardhur menjëherë për Papën nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Mendimi i dashur i të gjithë italianëve shoqëron Shenjtërinë tuaj në këto orë, së bashku me urimet më të përzemërta për një rimëkëmbje dhe shërim të shpejtë.