Aktualitet

Uji në Kukës nuk ka baktere!

“Uji në Kukës nuk ka përmbajtje bakteriologjike”. Këtë e bëri të ditur sot kryebashkiaku, Safet Gjici në një dalje për mediat:

Uji është brenda standardeve, kjo edhe nga analizat e ardhura nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga sot kemi të gjitha analizat për të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen e që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka pasur helmim të qytetarëve nga uji.

Kryebashkiaku Gjici i bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë ujin e pijshëm, duke garantuar se “është i pastër, me të gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas normave”.

Garantojmë se uji i pijshëm me të cilin furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër. Me ujë po furnizohen edhe banorët e lagjes Muja të Shtiqnit ku pati shqetësime të banorëve për ndotjen e tij.

Një ditë më parë, në lagjen Muje në Shtiqën disa qytetarë u shtruan në  spital, pasi dyshohej për një helmim si pasojë e ujit të pijshëm. Por kryebashkiaku Gjici tha se “situata e pacientëve në Spitalin Rajonal Kukës është thjesht një virozë e stinës dhe nuk ka ndonjë rast të dyshuar nga uji”.