Celebrities Gossip Showbiz

“Unë do e zbus pak…”, Dea Mishel flet për Krist Aliajn!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi Dea mishel ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe ka treguar shumë të reja me daljen e saj nga shtëpia e “BBV2”. Dea ka folur rreth programit “She’s on top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit.

Kristi është i rreptë i thotë gjërat shumë drejtpërdrejt dhe nuk e mendon se si do ndjehet personi që ia thotë edhe pse nuk ta do mërzisi dhe mendoj se do e zbus pak… kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin…

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Së fundmi Dea i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar Kristin.