Celebrities Showbiz

“Unë do të bëj çfarë të dua me këtë trup!”/Lizzo rebelohet për shkak të komenteve negative në rrjetet sociale!

Këngëtarja e njohur Lizzo vendosi që vitin 2023 ta niste me një postim shumë sfidues, i cili normalisht solli reagime të shumta në rrjetet sociale. Artistja kishte vendosur të vishte një palë bikini që ekspozonin trupin e saj dhe i vendos linjat në pah. Këngëtarja e pop-it dukej e mahnitshme teksa po kalonte pushimet e saj në një vend me klimë tropikale. Por mesazhi i saj në videon që postoi ishte një shprehje e dashurisë për veten dhe fuqizimin, pasi ajo shprehu ndjenjat e saj për pozitivitetin e trupit kundër komenteve negative në internet.

Lizzo u tha fansave në klipin e shkurtër se ishte e lodhur nga komentet dhe standartete bukurisë duke veçuar kometet që i kishin thënë se e preferonin kur ishte më e shëndoshë. Kohët e fundit këngëtarja është munduar të mbajë trupin në formë dhe ka humbur goxha peshë, por ajo sërish e dëshiron trupin e saj ashtu siç ai është. E nxitur nga përpjekjet e saj për të ndaluar komentet negative rreth imazhit të trupit, Lizzo shtoi gjithashtu:

A jemi mirë? E shihni mashtrimin? A e kuptojmë se artistët nuk janë këtu për t’u përshtatur me standardet tuaja të bukurisë?

Ndjekësit filluan të komentonin në mbështetje të yllit, ku ajo gjithashtu shtoi:

Artistët janë këtu për të bërë art dhe ky trup është art. Unë do të bëj çfarë të dua me këtë trup. Uroj që komentet të kushtojnë para, në mënyrë që të mund të shohim se sa kohë po harxhojmë në diçka të gabuar. 

Lizzo i ka bashkëngjitur videos komentin se nëse do të duhej të paguanim para për çdo koment që bëjmë në mediat sociale, ndoshta njerëzit do të mendonin para se të shkruanin. Fansat e kanë mbështetur jashtë mase këtë rebelim të saj duke qenë se kohët e fundit, standartet e bukurisë janë transformuar dhe kanë shkaktuar mjaft ankth e depresion tek çdo person që nuk e sheh veten perfekt.