Art & Kulturë Celebrities Live From Tirana Music

Vajza e Gent Demaliaj zbulon gjithçka mbi koncertin në nder të babait të saj të ndjerë!

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë artistja e njohur, Edea Demaliaj. “Mall për Gent Demaliaj” do të vijë edhe në Tiranë pas super mbrëmjes në Lezhë që mori një feedback goxha të madh.

Një gjë që unë dua ta theksoj dhe unë dua t’i jap shumë rëndësi, ka lidhje me pjesën që ne jemi munduar që ta bëjmë gjithë këtë dhe fakti që vendosëm ta bënim koncertin e parë më 18, data e ditëlindjes së babit. Sidomos për artistët dua t’jua ushqej këtë në një mënyrë të shëndetshme sepse duke e celebruar dhe duke e festuar një artist, duke e kujtuar muzikën e tij është mënyra më e shëndetshme për ta lënë atë që të shkojë. Është një lloj vlerësimi që unë po i bëj tim ati me këtë koncert.

Çfarë do të ketë në repertorin e koncertit që do të vijë në Tiranë?

Faktikisht kemi zgjedhur këngë nga albumi i parë dhe i dytë. Normalisht këngët më të spikatura dhe që publiku i njeh shumë mirë. 13 këngë por janë shumë të bukura. Jemi munduar që të sjellim edhe pak më ndryshe, disa i kemi bërë cover-a akustik, pastaj kemi pasur edhe disa pjesë që në prova çunat kanë rikompozuar edhe mbyllje dhe intro.

Kur mendon për një material muzikor të kompozuar dekada më parë a mendon që ka nevojë që të risillet edhe njëherë më ndryshe?

Ne kemi pafundësisht materiale që mund të risillen ndryshe. Neve mundohemi kaq shumë të kopjojmë stilin e dikujt por nuk mund ta bëjmë ne stilin e dikujt tjetër që e ka atë rrymë prej gjeneratash. Kemi disa thesare që nuk i kemi zbuluar akoma ose më saktë i kemi lënë pak në harresë. Është një kulturë që duhet të dali në dritë.

Edea ka treguar se po mendojnë që koncerti po ashtu ta zhvillojnë edhe në Korçë.