Celebrities Showbiz

Vajza e saj nën gjurmët e së ëmës, supermodelja Heidi Klum ka disa këshilla për të!

Supermodelja Heidi Klum është shumë e lumtur që vajza po ndjek hapat e saj. 48-vjeçarja tha për “People” se ishte e sigurt në aftësinë e Lenit në botën e modelingut, pavarësisht se kishte punë të madhe përpara. Ajo u shpreh:

Ajo po bën gjërat që unë gjithmonë ëndërroja t’i bëja. Unë i thashë asaj: ‘Në fund të ditës, duhet të jesh e lumtur me veten tënde. Dhe mos bëj asgjë që nuk dëshiron të bësh. Është në rregull të thuash jo’.

Leni, tashmë ka realizuar dy kopertina revistash, një me nënën e saj për “Vogue Germany” dhe një e vetme me “Glamour Germany” si dhe eci në pasarel në Javën e Modës në Berlin në fillim të këtij viti.

Është një gjë argëtuese për të. Ajo nuk ka frikë nga kamerat sepse ajo gjithmonë ka ardhur në setet dhe shfaqjet e mia. 

Karriera e adoleshentes mund të jetë parashikuar para se ajo madje të lindte pasi Klum zbuloi së fundmi se ishte shtatzënë me Leni-i kur eci në “Victoria Secret Fashion Show” në vitin 2003.

Rikujtojmë, se ylli i shfaqjes “America’s Got Talent” Heidi dhe babai i saj Gunther janë aktualisht në mes të një beteje të çuditshme ligjore mbi të drejtat tregtare mbi vajzën e madhe të modeles, 17-vjeçaren Leni.

75-vjeçari Gunther mori emrin e Lenit si një brend tregtar dhe e regjistroi në Bashkimin Evropian në mars të këtij viti dhe ai bëri të njëjtën gjë me pseudonimin e mbesës së tij Mausekatze. 47-vjeçarja tani ka vendosur të sfidojë të drejtat e babait të saj dhe të përpiqet të fitojë legalisht emrin e Leni-t për veten e saj.