Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e ikonës së muzikës pop Lourdes Leon ka ankesat e saj për mami Madonna-n!

Lourdes Leon, vajza e ikonës së muzikës pop Madonna, ka folur së fundmi për marrëdhënien me nënën e saj në një intervistë të fundit. 26-vjeçarja zbuloi se ndonjëherë ajo ndihej e mbingarkuar nga nevoja e vazhdueshme e nënës së saj për kontroll.

Mamaja ime është kaq e çuditshme dhe ajo më ka kontrolluar mua gjithë jetën time. Më duhej të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo të mbaroja shkollën e mesme.

Lourdes kërkoi pavarësinë financiare në një moshë të re, thuhet se pagoi vetë shkollimin e saj në kolegj dhe më vonë mori me qira një apartament në Brooklyn. Pavarësisht se ndjen nevojën për të qenë e pavarur, ajo ka zhvilluar më shumë vlerësim për punën e palodhur dhe përkushtimin e nënës së saj.

Rikujtojmë, se së fundmi Madonna ka pranuar se të jesh nënë nuk është e lehtë. 64-vjeçarja tha për Vanity Fair se:

Të rritesh me një nënë si unë është një sfidë. Ka qenë beteja më e vështirë, më e forta. Sot jam ende duke luftuar për të kuptuar se si të jem nënë dhe ta bëj si duhet. Të kesh fëmijë dhe t’i rrisësh është një vepër arti dhe askush nuk ju jep një manual. Duhet të mësosh nga gabimet. Është një profesion që kërkon shumë kohë dhe është rraskapitëse sepse nuk ka kurrë pushim.

Madonna ka gjashtë fëmijë: vajzën Lourdes, 26-vjeçe, të cilën e ndan me ish të dashurin, Carlos Leon; djali Roço, 22-vjeç, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, David, 17, Chifundo ‘Mercy’, 16 dhe binjakët, Estere dhe Stella, 10, të cilët ajo i adoptoi nga Malavi.