Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e madhe e aktorit Johnny Depp, Lily-Rose konfirmon lidhjen me reperen 070 Shake!

Vajza e madhe e aktorit Johnny Depp, Lily-Rose dhe reperja 070 Shake konfirmuan së fundmi lidhjen e tyre. “4 muaj me fiksimin tim,” shkroi Lily-Rose, në foton e publikuar në Instagram teksa shfaqet duke u puthur me muzikanten 25-vjeçare.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë gjatë Javës së Modës në Paris të këtij viti. Ndonëse Lily-Rose ka qenë në lidhje me personazhe publike në të kaluarën, ajo gjithmonë është përpjekur shumë për të mbajtur të fshehtë jetën e saj personale. Në një intervistë të fundit ajo u shpreh se:

Unë mendoj se vlera e privatësisë është diçka që më është futur që në moshë të re. Duke u rritur në një familje si e imja, mësova rëndësinë e privatësisë dhe vlerësimin e saj dhe mbajtjen e gjërave vetëm për vete. Kjo është diçka që unë e kam vazhduar në karrierën time dhe kjo është vërtet e rëndësishme për mua.

Rikujtojmë, se ylli i “Idol” ishte në lidhje për herë të fundit me reperin francez Yassine Stein. Muaj më parë, Lily-Rose u fol për një lidhje me Austin Butler por, rezultoi se gjërat mes tyre nuk ishin serioze.