Celebrities Gossip Showbiz

Veshja e Oriola Marashit është shumë pranë të qenurit ‘topless’…

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë, ku teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe video , ajo që na ka tërhequr vëmendjen është ‘crop-top’ i saj. Në fakt më shumë se sa një ‘crop’, pjesa e saj e lartme është një rrjetë që e bën të duket shumë pranë të qenurit ‘topless’. Epo, tanimë jemi mësuar me Oriolën dhe postimet e saj provokuese që gjithmonë ia del të na rrëmbejë vëmendjen duke u dukur bukur.

Dihet se Oriola është prej disa kohësh pjesë e firmës prestigjioze dhe të njohur ndërkombëtarisht, ‘Guess’. Disa javë më parë ajo mbushi 3 vite që është pjesë e kësaj familje të madhe mode dhe shprehet se është shumë mirënjohëse për këtë mundësi.

Disa kohë më parë, kur modelja është pyetur nga ndjekësit e saj për hyrjen e saj në ‘Guess’ , ajo është shprehur se në atë kohë nuk ndihej mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe se ata sërish e mbështetën dhe e ndihmuan të ecte përpara dhe të ishte këtu ku është tani dhe për të bërë atë që ajo donte për veten, familjen dhe njerëzit që e mbështesnin.