Botë e Çuditshme Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Vezë të pagatuara në kafe?! Po po, e lexuat mirë…

Një nga tendencat, që ka qenë aktuale vitet e fundit, ka tejkaluar gjithçka. Në vend të gjalpit dhe vajit të kokosit tani sugjerohet që të shtoni një vezë të pagatuar në kafe. Kjo praktikë është tashmë e pranishme në Bullgari, Skandinavi dhe Vietnam dhe është gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e vrapuesve dhe sportistëve në mbarë botën. Shumica e njerëzve tashmë pinë kafe para stërvitjes, në mënyrë që të kenë më shumë energji.

Por a jemi vërtet kaq të zënë sa nuk mund të hamë mëngjes normalisht, por duhet të shtojmë ushqim në kafe? A është e sigurt të vendosni një vezë të pagatuar në kafe? Nxehtësia e kafesë pas gatimit është rreth 93 gradë Celsius, që mjafton për të gatuar një vezë, për këtë duhet të jetë më e lartë se 70 gradë Celsius. Pra, nëse e bëni siç duhet, ndoshta nuk do të fitoni salmonelë.

Pra, nëse dëshironi të provoni këtë “specialitet” të pazakontë, dijeni se nuk ka asgjë të keqe. Vezët janë plot me proteina dhe kafeja në sasi të moderuar nuk do t’ju dëmtojë. Megjithatë, proteinat duhet të konsumohen pas stërvitjes, në mënyrë që trupi të rikuperohet më shpejt. Kafeja nuk rekomandohet pas stërvitjes, sepse trupi duhet të pushojë dhe të rikuperohet, jo të stimulohet përsëri.

Nutricionistët sugjerojnë që të konsumoni kafeinë para stërvitjes dhe rreth 30 minuta pas stërvitjes në mëngjes, rekomandohet që të hani një mëngjes të shëndetshëm që përmban proteina, si vezë dhe disa lloj karbohidratesh komplekse. Ndërkaq, ka shumë mënyra se si mund t’i përfshini vezët në vaktet tuaja. Vezët janë një prej burimeve më të pasura të një nutricienti të caktuar të quajtur kolinë. Përgatitja e një veze të zier është një nga ato teknika që është jashtëzakonisht e thjeshtë.