Bota Food & Drink

Virusi i përhapur rrezikon zhdukjen e bananes!

Bananet janë ushqimi ideal për t’u rimbushur me energji. Nga pikëpamja ushqyese ato ofrojnë karbohidrate dhe kanë një përmbajtje të shkëlqyer të kripërave minerale, duke përfshirë magnezin, kaliumin, manganin dhe bakrin. Ato përmbajnë vitamina, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B9 dhe vitaminën C. Bananet më pas sigurojnë fibra, duke përfshirë ato të tretshme si inulina, të cilat janë lëndë ushqyese e preferuar për mikrobiotën e zorrëve.

Çdo vit, njerëzit në mbarë botën konsumojnë mbi 100 miliardë banane, shumica e të cilave janë një lloj i quajtur Cavendish. Por ndoshta jo për shumë kohë. Një sëmundje kërpudhore kërcënon të zhdukë bananet Cavendish nga faqja e Tokës. Disa shkencëtarë po modifikojnë gjenetikisht frutin për të qenë më rezistent ndaj sëmundjeve. Por zgjidhja më e mirë për problemin është që fermerët të riparojnë plotësisht prodhimin e bananeve.

Ekzistojnë mbi 1000 lloje bananesh, por rreth 47% që njerëzit hanë janë banane Cavendish. Cavendish dominon tregun global të bananeve për disa arsye. E para është rezistent ndaj disa prej sëmundjeve kryesore që vrasin bananet, e dyta ka një jetëgjatësi të gjatë dhe e treta fermerët zakonisht mund të rritin më shumë banane Cavendish sesa varietetet e tjera në të njëjtën sasi toke. Por Cavendish është nën kërcënimin e një kërpudhe që infekton bimën. Infeksioni quhet Sëmundja e Panamasë, raca tropikale 4.

Infeksioni TR4 fillon në rrënjët e pemës së bananes dhe më pas përhapet, duke pamundësuar përfundimisht aftësinë e bimës për të thithur ujin ose për të kryer fotosintezën. Përfundimisht, pema vdes si rezultat. Ju ndodh shpesh që të blini banane dhe, para se të arrini t’i hani, ato marrin ngjyrë kafe dhe kalben?

Epo, ekziston një zgjidhje që do ua rrisë jetëgjatësinë e tyre. Bananet kalben nëse lihen shumë gjatë në temperaturën e dhomës ose vendosen në ballkon ku ekspozohen ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Kalbja mund të parandalohet me një truk të thjeshtë, duke i mbështjellë bananet me letër të tejdukshme kuzhine dhe duke i ruajtur në frigorifer.