Gossip

Një romancë e re në horizont! Viti i Ri nis ndryshe për aktoren e famshme!

Sipas mediave të huaja, aktorja e famshme, Vanessa Hudgens po del prej kohësh me yllin e MLB, Cole Tucker dhe e kanë kaluar bashkë natën e ndërrimit të viteve. Një burim i afërt tha se:

Ata janë të dashur. U bënë bashkë për Vit të Ri.

Në fund të nëntorit të kaluar, dyshja u pa bashkë në publik, teksa ishin të kapur dorë për dore. Kjo lidhje e re për Vanessa-n vjen një vit pas ndarjes së saj të bujshme nga lidhja 8-vjeçare me Austin Butler. Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund pasi distanca nuk po i bënte mirë marrëdhënies së tyre.

Në nëntor të vitit 2020, Hudgens u shpreh për “Entertainment Tonight” se çfarë po kërkonte në partnerin e ardhshëm. Aktorja tregoi se mbi të gjitha, ata duhet të kishin interesa të përbashkëta dhe kaq mjaftonte që ta bënte atë të lumtur.

Vanessa Hudgens and Cole Tucker Are Exclusive After Ringing in 2021 - E! Online