Aktualitet Bota

Von der Leyen: Grupet nisin që sot punën; s’ka kohë për të humbur!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.

Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptare dhe kryeministrit Rama.

Diplomatja e KE-së tha se komisioni dhe ekipet negociuse do të nisin punën që sot dhe Shqipëria do te jetë më pranë BE-së, ku përmendi se vendi ynë do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane. Ajo tha se në Shqipëri do të rriten investimet dhe punësimet, pasi populli shqiptar e meriton dhe KE e pret vendin në union.

Fjala e Ursula Von der Leyen në Bruksel:

Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë.

Mbi negociatat, pas konferencës sot, komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi do jetë hapi i parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat.

Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla.

Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase.

Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën drejt BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. Në fund, i dashur Edi, i dashur Dimitr, ju keni treguar kaq shumë lidershqip, vizion, durim strategjik por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimit tuaj me vlerat evropiane. Urime, fillimi të negociatave me dy vendet është një sukses i presidencës çeke kjo është ngritur nga puna e presidencave të mëparshme.

Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së veriut e meritojmë, ne do jemi bashkë dhe do i presim dy vendet në union.