Celebrities Gossip Showbiz

Vrasja e shqiptares në Gjermani, reagon ashpër Fjoralba Ponari!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba shpesh reagon për problematika të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi ka reaguar pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj. Moderatorja shkruan se ndjehet e frikësuar të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.

Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve!

Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Einxhel ka disa muaj që është bërë nënë e një djali me emrin Trev e Fjoralba gjithmonë kalon kohë me të dhe vogëlushin e saj. Së fundmi duket se është bërë edhe ‘babysitter’ e tij, pasi ka postuar një foto me Trevin në krahë e duke na treguar se është kujdesur për të gjatë natës.