Celebrities Gossip Showbiz

Will Smith e bëri të vetën i kërkoi falje po Chris Rock a e pranoi?!

Duket se do të duhet të kalojë një kohë shumë e gjatë përpara se Will Smith dhe Chris Rock t’i japin fund konfliktit të tyre! Në rast se nuk e dini se çfarë ka ndodhur mes tyre jua sjellim dhe njëherë në vëmendje. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” për vitin 2022 teksa Chris ndodhej në skenë dhe bëri një shaka që kishe lidhje me partneren e Will Smith, Jada Pinkett Smith, ky i fundit u ngrit nga vendi dhe u ngjit në skenë për të goditur komedianin.

Megjithatë, pas katër muajsh ‘reflektimi’ Smith publikoi një video në faqen e tij të njohur në YouTube dhe i kërkoi një ndjesë publike Rock. Megjithatë, një burim zbuloi për Entertainment Tonight se Chris Rock nuk ka në plan të flasë me Will Smith. Burimi pohoi se ndërsa ylli i “King Richard” nuk do të donte asgjë më shumë se aktori i “Grown Ups” të pranonte publikisht faljen e tij, Smith do t’i duhet që ta presë atë:

Chris nuk ka plane të kontaktojë me Will.

Për më tepër, burimi theksoi se koha e kërkimit të faljes së Will është më shumë për interesin e tij më të mirë sesa të Rock:

Ai ka nevojë për faljen e publikut, jo të Chris.

A besoni se Will Smith dhe Chris Rock do të pajtohen ndonjëherë pas polemikave tronditëse për shuplakën e “Oscars 2022”?

Edhe në videon e faljes publike të Will Smith, aktori 53-vjeçar zbuloi se kishte kontaktuar me Chris Rock. Megjithatë, “mesazhi” që ai mori ishte se aktori i humorit 57-vjeçar nuk ishte gati të fliste dhe më mirë donte të fliste kur të ishte më i qetë.