Celebrities Gossip Showbiz

Will Smith ka tentuar të vrasë babain e tij?!

Së fundmi aktori i njohur Will Smith ka zbuluar një pjesë të errët të edukimit të tij dhe marrëdhënies së ndërlikuar që ai ka pasur me babain e tij të ndjerë. Në librin e tij në versionin audio, i cili pritet që të dalë në datën 9 nëntor, vetë aktori e ka përshkruar babain e  tij si një burrë me dy personalitete.

Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital timin. Ai ishte i alkolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të secilit prej filmave të mi. I njëjti perfeksionizëm intensiv që terrorizoi familjen e tij vendosi ushqim në tryezë çdo natë të jetës sime.

Tmerrin që ylli ka kaluar e ka përshkruar edhe në një nga historitë ku ka treguar se kur ishte në moshën nëntë vjeçare, ai kishte parë babain teksa godiste shumë fort nënën e tij në njërën anë të kokës, derisa sa ajo ishte rrëzuar në tokë. Pas këtij përshkrimi aktori vazhdoi të tregonte se e kishte parë nënën të pështynte gjak.

Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër i jetës time, ka përcaktuar se kush jam unë.

Babai i Smith vdiq në vitin 2016, afërsisht 16 vjet pasi prindërit e tij u divorcuan. Pavarësisht gjithçkaje Smith u kujdes për të kur ai ishte i sëmurë, por pranon se incidenti i ndodhur vazhdonte që ta përndiqte edhe atëherë.

Si fëmijë i thoja vetes gjithmonë se një ditë do të hakmerresha për nënën time. I thoja se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha shumë i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja.

Një ditë, gjatë kohës që ai u gjend në fillim të shkallëve teksa po shoqëronte të atin për në tualet, një mendim i errët i kaloi ndër mend.

Unë mund ta shtyja atë poshtë dhe të shpëtoja. Por ndërkohë që të gjitha ato dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë u tërhoqën pas dhe unë tunda kokën dhe e shoqërova atë për në tualet.

Smith aktualisht është në një turne në mbështetje të librit të tij më të ri, ku edhe datat janë të planifikuara për në Filadelfia, Brooklyn, Çikago dhe Los Angeles.