Celebrities Gossip Showbiz

Will Smith: “Kam bërë gabime të panumërta…”!

Aktori i njohur Will Smith reflektoi mbi disa nga gabimet që ai ka bërë gjatë viteve, duke përfshirë shuplakën e tij famëkeqe në Oscar dhe problemet e tij në martesë. “Kam bërë gabime të panumërta“,-tha ai në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. Aktori shtoi se:

Fama është një përbindësh unik. Ju nuk mund të emocionoheni shumë kur njerëzit thonë gjëra të mira për ju, sepse atëherë kur njerëzit thonë gjëra të këqija për ju, ju luftoni dhe vuani më shumë. Duhet të jem i qartë se kush jam dhe çfarë po përpiqem të bëj në botë. Në të njëjtën kohë, unë jam thellësisht njerëzor, jam në procesin e përsosjes së virtytit tim.

Ndërkaq, partnerja e aktorit, Jada Pinkett-Smith zbuloi në tetor se ajo dhe Smith ishin ndarë për shtatë vjet. Marrëdhënia mes Will dhe Jada ka ngritur njëfarë shqetësimi tek ndjekësit e aktorit, pasi ata pretendojnë se ai po përballet me një çrregullim psikologjik që ndikon në gjykimin e tij.

Sindroma e Stokholmit është një reagim psikologjik në të cilin viktima e një rrëmbimi ose abuzimi, në përgjithësi, zhvillon një marrëdhënie dhe një lidhje të fortë emocionale me rrëmbyesin e tij/saj. Viktimat që përjetojnë sindromën tregojnë dy lloje reagimesh ndaj situatës: nga njëra anë, ato kanë ndjenja pozitive ndaj abuzuesve të tyre; ndërsa nga ana tjetër shfaqin frikë dhe zemërim ndaj personave që dëshirojnë t’i ndihmojnë.

Kjo sindromë do të hynte në kategorinë e efektit post-traumatik, por a e ka Smith? Dashuria që Smith i shpreh Pinkett Smith-it duket se i ka kaluar kufijtë e mendjes së shëndetshme, pasi edhe pas deklaratave, aktori 55-vjeçar tregon shenja të një jete të kënaqshme dashurie. Kjo ka gjeneruar spekulime se ai ka të zhvilluar sindromën e Stokholmit përballë në këtë rast, Pinkett Smith.

Rikujtojmë, se Smith ka reaguar së fundmi në lidhje me akuzat e ish-asistentit të tij se ylli i “I Am Legend” ka pasur marrëdhënie seksuale me aktorin dhe mikun e tij Duane Martin. Një burrë që pretendon se është ish-asistenti dhe miku i ngushtë i Smith, bëri pretendime të guximshme për aktorin në një intervistë. Ai pohoi se një herë hyri në dhomë dhe pa aktorin duke bërë seks anal me Duane.