Celebrities Pardon My French Showbiz

Xheraldina dhe Agron Vula shprehen si asnjëherë më parë për Ledrin, Sarën dhe Poem!

“Pardon My French” mbyll sot një tjetër sezon të suksesshëm me dy të ftuar shumë specialë, të tillë si Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula. Një intervistë shumë speciale, ku dyshja u shpreh sa për të birin e tyre, por edhe për historinë e tyre të dashurisë.

Ndërkohë, çifti Vula nuk la pa përmendur as Ledrin, Sarën dhe sigurisht vogëlushen Poem, e cila siç u shprehën, është në plan të parë për ta.

Ledri dhe Sara tani janë në plan të dytë. Plani i parë është Poi. Dashuria ndaj ‘syrit të syrit’ është diçka… Unë tani i kam dy vajza, Sarën dhe Poin.

Lidhur me fillimet e Ledrit në botën e muzikës, prindërit e tij sollën kujtimet e para, teksa Xheraldina u shpreh si më poshtë.

Unë kulturën e hip hop-it nuk e njihja dhe nuk e kuptoja si sot. I kam thënë vetëm ndonjë fjalë të pisët në këngë mos e thuaj se nuk është mirë.

Por, përtej Ledrit artist, si është Ledri si djalë?! Xheraldina përshkruan të birin e saj me fjalët më të ëmbla.

(Xheraldina) Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e vetë e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë.

(Agron) Flasim si babë e djalë. Bisedat kryesore i bën me Xheraldinën. Por ka gjëra edhe mes burrave… Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetë, t’i çelin rrugën e vetvetes.

Ndër të tjera, Xheraldina kujtoi herën e parë që u njoh me Sarën, që duket se ia fitoi zemrën menjëherë.

Dashuria për Sarën erdhi shumë natyrshëm, për shkak se Sara është shumë e ngrohtë. Ledri është i ngrohtë me njerëzit por nuk rri gjatë. Sara është shumë e shoqërueshme, shumë e ngrohtë me njerëzit. Ajo u fut me komplet atë ngrohtësinë, sytë jeshil, me atë buzëqeshjen. Nëna ime thotë këtë vajzë si ta kishe bërë ti.

Por a zihen ndonjëherë Sara dhe Xheraldina?!

Nënat e reja janë më praktike dhe ashtu duhet të jesh. Fëmija nuk rritet po nuk u rrëzua… Sara është shumë e kujdeshme, por ndonjëherë për nënë time Poin duhet ta mbash për dore në çdo sekondë. Unë me Sarën s’kemi probleme lidhur me Poin, por nëna ime ka disa kundërshtime.

A do bëjnë dasmë Ledri dhe Sara?!

(Agron) I kam thënë të bëjë dy dasma. Një për miqtë e një për familjarët.