Celebrities Pardon My French Showbiz

Xheraldina e Agron Vula të pandashëm në punë e në jetë!

“Pardon My French” mbyll sot një tjetër sezon të suksesshëm me dy të ftuar shumë specialë, të tillë si Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula. Një intervistë shumë speciale, ku dyshja u shpreh sa për të birin e tyre, por edhe për historinë e tyre të dashurisë.

(Agron) Një ditë dola në plazh dhe shoh një vajzë të bukur. I kishte flokët e gjata, ishte e gjatë e hollë. Doli prej uji dhe mamaja i mbante peshqirin. E ëma i kishte thënë një djalë hijshëm po të shikon. Ajo mendoi që nuk jam shqiptar… Një ditë tjetër, motra ime më kërkoi t’i shoqëroja deri diku me makinë bashkë me shoqet. Kur shoh Xheraldina ishte shoqja e motrës sime edhe u fut në makinë, unë mbeta. Shikoheshim në pasqyrën e makinës, vetëm sytë. Kështu nisi…

(Xheraldina) Ledri ka lindur pas 6 vitesh. 22 vjeçe u martova, në moshën 23-vjeçare u bëra nënë.

Ndërkohë, dyshja foli edhe për vështirësitë me të cilat ata përballen dhe për mënyrën si i tejkalojnë këto vështirësi.

(Xheraldina) Ne kemi punuar deri vonë. Ne jemi të dy njerëz të radios dhe televizionit. Ne punojmë gjithë ditën, kur ktheheshim nga puna ishte shumë e lodhshme të bisedonim për atë se si shkoi dita. Në kafen e mëngjesit ishte ajo qetësia e plotë, ai qejfi që ne po e pimë bashkë. Nuk flisnim për punën, vetëm për gjërat e shtëpisë, Ledrin, planet tona…

(Agron) Xheraldina jo vetëm që është shtylla e shtëpisë, por edhe motorri i shtëpisë. Kur ajo ka probleme ne i bisedojmë, i zgjidhim gjithmonë bashkë.

Dhe si është të punosh me Xheraldinën?! Ja çfarë zbulon Agron Vula në “Pardon My French”.

Xheraldina është shumë kërkuese. Me Xheraldinën nuk fillon kurrë emisioni me vonesë.