Celebrities

Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray arrestohet me akuzat për dhunë në familje!

Devin Ratray, aktori i njohur më shumë për rolin e tij në “Home Alone”, thuhet se është arrestuar me akuzat për dhunë në familje. Sipas mediave të huaja, 44-vjeçari iu dorëzua autoriteteve dhe do të qëndrojë në burgun e qytetit Midwest. Shteti i Oklahomas lëshoi urdhër-arrestin të martën, tregojnë të dhënat.

Arrestimi erdhi si pasojë e një grindje të dyshuar mes Ratray dhe ish të dashurës së tij në Oklahoma këtë muaj. Aktori, i cili luajti në rolin e Buzz McCallister në dy pjesët e para të “Home Alone”, raportohet se ishte në qytet për “Oklahoma Pop Christmas Con”, një ngjarje pushimi dy-ditor që përfshinte takime, shfaqje filmash, ushqime e kostume të ndryshme.

Një ditë pas evenimentit, e dashura e Ratray paraqiti një raport policie duke pretenduar se ai e sulmoi fizikisht atë gjatë një debati në një hotel. Sipas një deklarate të siguruar nga “Daily Mail”, gruaja thotë se sherri filloi ndërsa ata ishin duke pirë. Në një moment gjatë natës dy fansa dyshohet se iu afruan çiftit dhe i kërkuan Ratray autografin e tij.

Debati thuhet se vazhdoi kur çifti mbërriti në dhomën e tyre të hotelit. Gruaja i tha policisë se ishte i dehur dhe filloi ta shtynte, ta godiste dhe ta mbyste përpara se të thoshte: “Kështu do të vdesësh ti”.

Gruaja paraqiti një raport policie më 10 dhjetor dhe Devin u akuzua përfundimisht për sulm në familje. Aktori, i cili gjithashtu luajti në filmin e këtij viti “Home Sweet Home Alone”, i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se zënka e tyre nuk u kthye kurrë në fizike. Një burim policor zbuloi se Ratray u vetëdorëzua. Që atëherë ai është liruar nga paraburgimi pasi ka paguar një garanci prej 25,000 dollarësh dhe i mohon akuzat.