Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Star Wars”, Mark Hamill po mbledh para për të blerë dronë për Ukrainën!

Ylli i “Star Wars”, Mark Hamill po mbledh para për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të blejë drone zbulimi. Aktori dhe ambasadori i UNITED24, një iniciativë globale për të mbështetur Ukrainën, tha se ai ishte duke mbledhur fonde për 10 dronë Scout RQ-35 Heidrun.

Droni mund të transmetojë video në kohë reale, gjë që e lejon atë të mbledhë informacione pa ekspozuar operatorin. Në një postim në Twitter, Hamill tha se do të takohej me anëtarët e ushtrisë ukrainase për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre dhe të marrë përditësime për përparimin e tyre. Mbledhja e fondeve është nisur me kërkesë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Ndërkaq, nuk kanë të ndalur luftimet e ashpra në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Në njoftimin e fundit, ushtria ukrainase bën të ditur se forcat ruse kanë kryer dhjetëra sulme në 24 orët e fundit. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton për 59 përplasje në frontin përgjatë Bahmutit, duke përfshirë zonat e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës, Marinkës e Shaktarskut. Prej disa javësh, në këto pjesë të territorit janë zhvilluar luftime intensive.