Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Top Gun” Tom Cruise ‘zyrtarisht’ beqari më pak i popullarizuar i Hollivudit!

Aktori i njohur Tom Cruise është beqari më pak i popullarizuar i Hollivudit, sipas burimeve të “Radar Online”. Ylli i “Top Gun” është i papërshtatshëm për takime, pasi shumica prej tyre dështojnë pothuajse menjëherë. Gratë e shohin atë si posesiv dhe egoist. Një person i afërt me yllin e Hollywoodit tha se:

Tom do të donte të kishte dikë në jetën e tij, por e vërteta është se reputacioni i tij nuk është i mirë.

Cruise është diskret kur bëhet fjalë për jetën e tij personale që kur martesa e tij me Katie Holmes përfundoi pas 6 vitesh në vitin 2012. Sipas të njëjtave informacione, lidhja e tij me Hayley Atwell përfundoi keq. Bukuroshja britanike u nda nga ai në vitin 2020, por u bashkuan përsëri dy vjet më vonë. Por ajo nuk e duroi dot për shumë kohë dhe u ndanë përfundimisht. Rikujtojmë, se Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë.

60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë dhe më pas personazhi duhet të ngjitet në hapësirë. Nëse kërkesa për filmin në hapësirë miratohet, Tom Cruise do të jetë aktori i parë në histori që xhiron një film në hapësirë.