Celebrities Gossip Music Showbiz

Ylli kolumbian Shakira akuzohet për plagjiaturë për këngën e re “Acrostico”!

Në fillim të kësaj jave ylli kolumbian Shakira publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” , ku së bashku me të shfaqeshin edhe dy fëmijët e saj që ndan me Gerard Pique. Të dy shihen në piano dhe madje dëgjohen duke kënduar disa vargje të këngës. Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika nga ana e fansave të cilët nuk e kanë parë si zgjedhjen e duhur.

Por kjo nuk është e vetmja polemikë që ka lindur rreth “Acrostico”. Së fundmi Paula Mattheus e ka akuzuar këngëtaren për plagjiaturë duke shprehur se kënga ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”. Artistja ka shprehur se:

Janë gjëra që ndodhin në muzikë, ndonjëherë janë rastësi.

Nuk është hera e parë që kolumbiania akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas. Rikujtojmë, se kënga e këngëtares “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). Ndërkaq, lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se Shakira mund të ketë nisur një romancë me aktorin e njohur Tom Cruise. Një burim i brendshëm tha se 60 vjeçari është jashtëzakonisht i interesuar për këngëtaren kolumbiane dhe mes tyre ka shumë kimi.