A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani ‘hap zemrën’ si asnjëherë më parë: “Kam pasiguri…”

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel që këtë të shtunë shënoi episodin e dytë. Artisti që performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij ishte Ylli Limani.

Ashtu si çdo njeri që ka pasiguritë e tij, këngëtari ‘hapi zemrën’ në këtë rrëfim dhe na tregoi se çfarë nuk ka pëlqyer në veten e tij.

Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur. ‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestë. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht.

Ylli asnjëherë nuk bëhet pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo titujve që nuk kanë të bëjnë me muzikën që ai lanson për publikun. Si ia del këngëtari të ruhet kaq shumë në ditët e sotme ndaj këtij fenomeni që disa personazhe të tjerë e konsiderojnë si shqetësuese për privatësinë e tyre?

Nuk jam prej atyre figurave publike që them, jo po portalet ma nxin jetën, jo po nuk më lënë rehat. Ti ke zgjedhur këtë jetë ku ti përflitesh. Shumica e personazheve publik edhe në Shqipëri edhe në botë nuk është se nuk kanë qejf t’i përmendin portalet, e kam vënë re te disa një lloj kënaqësie. Thonë që nuk u bëhet qejfi, por është një lloj varësie ndaj të qenurit tërë kohën në portale se përndryshe nuk na kishin dhënë material. Mua kurrë nuk më ka pëlqyer jeta e shtrenjtë, drogërat, më pëlqejnë festat më private.