Tech

YouTube prezanton ndryshimet e reja!

Youtube ka prezantuar së fundmi një dizajn të ri për aplikacionin e saj televiziv i cili pritet të shpërndahet te të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme. Dizajni i ri supozohet të sjellë veçori të njohura të Youtube dhe të rrisë interaktivitetin e platformës. Ndryshimi kryesor është madhësia e reduktuar e videove. Përveç ndryshimeve vizuale, dizajni i ri do të përfshijë edhe një gamë të gjerë përvojash si blerje dhe shikimin e rezultateve të ndryshme live, si dhe përmirësime në funksionalitetin ekzistues të aplikacionit në komentet e videove.

Kryesisht, përvoja e re fokusohet në aftësinë për të lexuar komente ndërkohë që ende keni videon para syve tuaj. Është një koncept interesant që do t’i lejojë abonentët e Youtube TV të eksplorojnë në aplikacion pa ndërprerë atë që po shikojnë. YouTube ka prezantuar gjithashtu ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë nëse jeni mësuar ta përdorni pa qenë i identifikuar.

Përdoruesve që nuk janë të kyçur në një llogari të Google, ose janë në modalitetin “Incognito”, nuk u shfaqen më videot e rekomanduara. Ky ndryshim do të thotë që këtyre përdoruesve u shfaqet një faqe e thjeshtë kryesore e YouTube, pa asnjë video apo rekomandim se çfarë të shikojnë.

Më parë, YouTube do të bënte sugjerime, por tani përdoruesit thjesht shohin mesazhin “Fillo” dhe “Nisu të shikosh video për të na ndihmuar të krijojmë një burim që do të të pëlqejë”. Në disa teste të kryera nga BleepingComputer, kjo faqe e specializuar vuri re se, edhe kur kërkonte diçka në faqe, nuk u shfaqën sugjerime më pas. Disa përdorues janë ankuar në mediat sociale se taktikat “shumë agresive” të YouTube po përdoren për t’i detyruar ata të krijojnë një llogari, ose nëse kanë një të tillë, të identifikohen dhe të gjurmojnë aktivitetet e tyre në platformë.