Celebrities Gossip Showbiz

Zac Efron është ‘shpërfytyruar’ fansat mendojnë për ndërhyrje kirurgjikale!

Zac Efron ka qenë tema kryesore në Twitter ditën e djeshme për shkak të një ndryshimi drastik që ka pësuar fytyra e tij. Së bashku me personazhe të tjerë të famshëm, ai ju bashkua me Bill Nye për të promovuar “Earth Day Musical”.

Në fakt fansat nuk kanë dëgjuar fare se çfarë ka folur Zac në video, sepse vëmendja maskimale këtë herë ka qenë tek pamja e tij.

Fansat e Zac Efron kanë nsiur të aludojnë se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë, sepse duket si një person tjetër.

Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë, -shkroi dikush në “Twitter” pas publikimit të videos.

Ndërsa të tjerë e kanë krahuar me personazhe të famshëm që kanë kryer ndërhyrje estetike më herët në fytyrë, ndonëse nuk dihet ende nëse edhe Zac ka bërë në gjë të tillë. Ka pasur nga ata që thonë se tashmë ai duket njësoj si The Weeknd në këngën e tij “Save Your Tears”.

Nëse shikoni ndryshimin drastic të Zac Efron, do të kuptoni se fansat kanë të drejtë që flasin, sepse ai nuk ngjan më i njëjti me atë që ne jemi mësuar të shikojmë që në adoleshencë.

Tashmë fytyra e tij duket krejtësisht ndryshe me buzë më të plota, nofull dhe mollëza më të theksuara. Por se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e tij, shpresojmë që të na e sqarojë vetë aktori.