Së fundmi, Zac Efron shqetësoi fansat pasi u shfaq syze të errëta gjatë një interviste televizive. Ylli i “High School Music”, u shfaq në “The Today Show në ShBA” me syze dielli. Kjo bëri të ketë një valë reagimesh në rrjete sociale, e posaçërisht në platformën X. “Nuk është normale, ai nuk është mirë”. 36-vjeçari zbuloi se arsyeja pse po mbante syze ishte sepse kishte infeksion të syve.
“Thjesht kam një infeksion të vogël në sy Por unë me të vërtetë doja të isha këtu. Është një film kaq i mirë dhe unë dua të vij t’ju shoh dhe t’u tregoj të gjithëve për të”,-tha Efron. Zac në filmin e ri luan mundësin profesionist Kevin Von Erich në filmin e ri, i cili tregon historinë e vëllezërve Von Erich, të cilët bënë historinë e mundjes në vitet 1980 ndërsa përballeshin me një sërë tragjedish. Gjithashtu në filmin e shumëpritur është ylli i “The Bear”, Jeremy Allen White.
Zac ka folur së fundmi për komentet që i ndjeri Matthew Perry kishte bërë dikur për të. I ndjeri dikur kishte shprehur dëshirën që aktori ta luante atë në një film biografik. Efron shkoi në tapetin e kuq në premierën e Dallasit të filmit të tij të ri biografik The Iron Caw, në Teatrin e Teksasit dhe foli me Cassie DiLaura të ET për vdekjen tragjike të Perry.
Matthew ishte djali më i mirë në botë. Kam kaluar momentin më të mirë të jetës sime duke punuar me të.