Celebrities Film & Tv

Zbulohet më në fund i gjithë kasti i “Në kuadër të dashurisë”?

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, disa personazhe të tjerë, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku,  Zamira Kitën, Sotiraq Bratkon, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha. E teksa dita-ditës janë zbuluar disa nga aktorët, vetëm pak më parë janë zbuluar të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e filmit. Deri më tani nuk ka qenë zbuluar Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Megjithatë, në fund të këtij postimi me emrat e aktorëve janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi, mos ndoshta ka ende surpriza të pazbuluara?

Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.