Showbiz

Zbulohet skandali i photoshop-it të Khloe Kardashian, irritohen fansat

Para pak muajsh Khloe Kardashian u kthye në epiqendrën e vëmendjes për një selfie të postuar në rrjetet sociale ku nuk dukej aspak vetja.

Pamja e saj ishte e kuruar aq shumë saqë publiku mendoi se ajo i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve në fytyrë. Megjithatë e vërteta nuk qëndron aspak kështu.

Ditën e kaluar një përdorues i rrjetit social Twitter arriti të gjejë pamjen reale nga ku është shkrepur kjo selfie dhe e vërteta fshihet në episodin e ri të “Keeping Up with The Kardashians”.

Ajo çfarë vihet re është ndryshimi ekstrem mes këtyre pamjeve që të bëjnë të kuptosh se e gjitha ishte photoshop, madje disa nga fansat mendojnë se Khloe mund të ketë përdorur edhe aplikacionin “FaceApp” që ndryshon dhe përmirëson dukshëm tiparet e fytyrës së personit.

“Khloe…zemër e ke seriozisht” -shkruan një përdorues në Twitter që zbulon këtë skandal në pamjen e saj.