Health & Beauty

Zbuloni arsyen që pse nuk duhet të flini me pizhama në dimër

Siç e dimë dimri është një sezon me temperatura shumë të ulëta. Një përqindje shumë e madhe e njerëzve preferojnë të vishen trashë, por kjo nuk ndodh vetëm kur dalin nga shtëpia. Edhe brenda në shtëpi preferojnë të qëndrojnë të veshur trashë. Shumë njerëz kur bien të flenë, zakonisht veshin pizhama. Por, në fakt ata nuk e dinë që të mbash pizhamat veshur teksa flenë shkakton shumë probleme në lëkurën e tyre.

Më poshtë do t’ju njohim me problemet që shfaqen në lëkurë si pasojë e veshjes së pizhamave gjatë dremitjes.

Ndikojnë në rehatinë tuaj.

Nëse flini me pizhama shumë të trasha, do jetë një problem për ju pasi trupi juaj ka nevojë të ruajë një temperaturë konstante gjatë gjithë natës. Pëlhura ideale për lëkurën tuaj është pambuku. Pambuku e mban lëkurën e butë si dhe ju lejon të bëni një gjumë më të rehatshëm.

Mund t’ju krijohen akne.

Kur flini me pizhama, ju mund të djersini gjatë natës. Siç dihet, djersa e trupit bllokon poret e lëkurës dhe fytyra juaj do fillojë të acarohet. Por, në qoftë se zgjidhni të vishni pizhama me copë të përbërë nga materiali Bamboo, atëherë lëkura juaj nuk do të reagojë kaq keq. Kjo sepse, materiali Bamboo ka veti antimikrobike, pra nuk mbledh mikroba. Gjithashtu ka veti të thithë më shumë djersën se pambuku si dhe është material shumë i butë.

Mund të shkaktojnë infeksione.

Nëse ju djersini gjatë natës ka shumë mundësi që të krijohet infeksion në lëkurë. Bakteret rriten në vende me lagështirë dhe të errët dhe kur mbuloheni me rroba ose batanije, ju mund të jeni duke krijuar terren të përsosur për mikrobe.

Mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.

Sipas një studimi, burrat që nuk veshin pizhama natën, mund të përmirësojnë cilësinë e spermatozoideve të tyre. Kur flini me të brendshme të ngushta ose pizhame të ngrohta, zona juaj gjenitale ka më shumë mundësi të djersitet. Kjo gjë mund të ndikojë gjithashtu në pjellorinë e grave pasi djersa e tepërt mund të çojë në inflamacion dhe infeksione.

Parandalojnë rregullimin e temperaturës së trupit tuaj.

Në qoftë se keni një trup shumë të ngrohtë kur flini, temperatura e trupit tuaj nuk do t’ju lejojë që të bëni një gjumë të rehatshëm. Nëse temperatura e trupit tuaj është e ulët atëherë kjo ndihmon në rritjen e metabolizmit tuaj. Nëse nuk preferoni të vishni pizhama pambuku, mëndafshi mund të jetë një opsion shumë i mirë pasi është një rregullator termik natyral dhe mund t’ju mbajë ngrohtë në netët e ftohta të dimrit falë nxehtësisë që mbahet midis fijeve të mëndafshit, duke krijuar një efekt izolimi.