Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Zbuloni se cili ka qenë hobi i Timothée Chalamet para se të bëhej një nga aktorët më të njohur!

Epo të gjithë e kanë një anë të fshehur të tyren, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me një nga aktorët më të rinj dhe më të dashur nga të gjithë por kryesisht nga të rinjtë. Timothee Chalamet ka zbuluar gjatë një një interviste të dhënë së fundmi se përpara se ai të bëhej i njohur në fushën e aktrimit dhe të ishte i përzgjedhuri për shumë role që tashmë të gjithë dashamirësit e filmit arrijnë ta identifikojnë.

25-vjeçari ka treguar se kishte një faqe të tij në ‘YouTube’, të cilën arrinte që ta menaxhonte vetë ai. Mund të duket pak e pazakontë por është  e vërtetë pasi vetë aktori e ka pranuar një fakt të tillë. Ai dikur e filloi këtë ide të fokusuar më shumë tek levat që ishin pjesë e ‘Xbox 360 ‘ dhe që ishin pikturuar dhe modifikuar për lojtarët.

Timothee ishte gjatë një bisede të premten me lojtarin e Fortnite, Nate Hill në një intervistë të përbashkët së bashku me aktoren e njohur Zendaya, ku të dy së bashku janë pjesë e kastit të një prej filmave më të suksesshëm të momentit ‘Dune’.

 

Vlen për t’u theksuar gjithashtu se është e vërtetë që do të ketë një vazhdim të ri-imagjinimit fantastiko-shkencor ‘Dune’ nga Denis Villeneuve është konfirmuar edhe nga vetë ‘Warner Bros’. Ylli kryesor Timothée Chalamet gjithashtu konfirmoi lajmin të martën teksa ndau një skicë e tipit ngacmuese që lexonte ‘pjesa e dytë’.

Kompania gjigande është shprehur se:

Ky është vetëm fillimi! Faleminderit atyre që kanë përjetuar @dunemovie deri më tani, dhe atyre që do ta shikojnë në ditët dhe javët në vijim. Jemi të emocionuar për të vazhduar udhëtimin!

Regjisori, producenti dhe bashkë skenaristi Villeneuve do të rikthehen për vazhdimin, i cili do të jetë një lajm i mirë për të gjithë fansat mbresëlënëse e regjisorit. Autori kanadez Villeneuve është vendosur si një nga regjisorët e rinj më të shquar të Hollywood-it falë filmave të tillë si ‘Arrival’, ‘Sicario’ dhe ‘Blade Runner: 2049’.