Sport

Zbuloni se sa tifozë do të jenë prezent në finalen e “Euro 2020″…

Finalja e “Euro 2020” do të ndiqet nga të paktën 40 mijë tifozë. Qeveria britanike mori vendimin që më 11 korrik në stadiumin Wembley të Londrës të jenë sa më shumë spektatorë. Ndryshe nga edicionet e mëparshme ku një ose dy vende e mbanin barrën për organizimin e nja Kampionati Evropian, kësaj radhe do të jenë 11 vende në të gjitha kontinentin që do te kujdesen për zhvillimin e këtij kompeticioni të rëndësishëm!

Ministri i Kulturës dhe Sporteve, Oliver Dowden e konfirmoi këtë vendim. Rregulli vlen edhe për gjysmëfinalet që luhen gjithashtu në stadiumin e Londrës. Në takimin Angli-Kroaci i luajtur të dielën ishin të pranishëm 18,497 tifozë në Wembley që mund të presë thuajse 90 mijë shikues, por kushte e pandemisë së COVID-19 e pengojnë.

UEFA kërkoi me ngulm që secili qytet që do të priste ndeshje të Europianit të pranonte një numër të caktuar tifozësh. Parashikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke diktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.

Ju rikujtojmë, se edhe pse Shqipëria nuk ia doli dot të kualifikohet për në “Euro 2020”, futbollistët shqiptarë nuk do të mugojnë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian. Janë 9 futbollistë shqiptarë me kombëtare të ndryshme që luajnë në këtë Europian.

“Euro 2020” do të jetë Europiani më i pasur i historisë. Siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, në fakt këtë edicion, kombëtaret pjesëmarrëse do të ndajnë plot 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se sa në Francë 2016. Fillimisht shuma e përcaktuar ishte 371 milionë euro, por më pas pandemi i detyroi organizatorët që të bëjnë disa reduktime duke rishikuar buxhetin.