Celebrities Gossip Showbiz

“Zemra ime…”, Romeo e përmendi në “BBV”, Bora reagon në rrjete sociale!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër. Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon:

Zemra ime sa më ka marr malli

Mezi pres të të përqafoj