Celebrities Gossip Showbiz

Chiara Ferragni ndan një eksperiencë shumë personale me ndjekësit e saj!

Chiara Ferragni, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura që ka bërë së fundmi. Në një bisedë që ka bërë me ndjekësit e saj në Instagram, Chiara ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë. Influencuesja me mbi 24 milionë ndjekës, duke folur për eksperiencën e saj, është munduar të ndihmojë për të thyer një tabu që lidhet me çrregullimet mendore dhe me rrugët e terapisë dhe trajtimit.

Ajo ka thënë në rrjetet sociale se vuan nga ankthi, ndërsa në të kaluarën është përballur edhe me sulme paniku. Chiara u shpreh lidhur me situatën e saj:

Unë kam bërë shumë punë për veten time, gjithmonë jam përpjekur të përballem me frikën time dhe ta kuptoj mendjen time ngadalë. Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes një nga dhuratat më të mëdha për të kuptuar veten, unë shkoj te një psikolog një herë në javë, një përvojë që ua rekomandoj të gjithëve.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga sulmet e panikut kur ishte në Los Anxhelos dhe larg njerëzve më të dashur. Chiara tha se arriti t’i kapërcejë frikërat vetëm duke u përballur me to, por sqaroi se çdo përvojë është e ndryshme. Tani ajo ka shprehur se është më e vetëdijshme dhe në gjendje që t’i menaxhojë ato.

Tani kur jam pak në ankth, duke qenë se jam prind ndodh shpesh, përpiqem të përqendrohem në punë ose në gjëra të tjera dhe të mos përqendrohem në të njëjtën ndjenjë. 

Rikujtojmë se, vitin që vjen, Italia do mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit e “Eurovision 2022”, si vendi që mori stafetën për zhvillimin e kompeticionit të njohur europian pas fitores së grupit Maneskin këtë vit. Që tani, kur përgatitjet janë ende në hapat e parë, pasi sapo është hapur audicioni për qytetet që duan të marrin drejtimin e kompeticionit. Disa fjalë po qarkullojnë gjithashtu edhe për drejtuesit e saj.

Në krye të listës së kandidatëve sipas atyre që po qarkullojnë janë Chiara Ferragni dhe Alessandro Cattelan, që njihet ndryshe si Jimmy Fallon i Italisë. Lajmi u përhap nga e përjavshmja “Oggi”, sipas së cilës “Rai” ja ka vënë sytë influenceres së njohur në të gjithë botën dhe moderatorit të suksesshëm.