Celebrities Gossip Showbiz

Zyrtare! Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji do të martohen!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram.

Pra është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024

Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre. Tashmë është Kreshniku ai që ka vendosur të publikojë një foto me Dafinën në Instagram, ku duken të dy të kombinuar me bluze të verdhë dhe të përqafuar.