Celebrities Gossip Music Showbiz

Zyrtare, Dua Lipa do të performojë në Pula Arena të Kroacisë në qershor!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor. Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz. Dua është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe së fundmi edhe e “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” në bashkëpunim me Tame Impala. Lipa është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills. Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer me Callum.

“Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”- tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.

Dua ka kaluar një vit 2023 të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night. Nga ana tjetër ylli i muzikës botërore po përgatitet për sjelljen e albumit të tretë në tregun muzikor. Këngëtarja ka zbuluar se e ka lënë duhanin gjatë një interviste në emisionin “Late Night With Seth Meyers”.