Botë e Çuditshme

Zyrtarisht më të pasur së këngëtarja Adele, çifti britanik fiton shumën e ‘çmendur’ në lotari!

Një çift në Angli kanë fituar plot 184 milionë paund apo 228 milionë dollarë, në një lotari të përjavshme, duke siguruar shumën më të lartë të fituar ndonjëherë në një lojë fati dhe duke thyer çdo rekord në Britaninë e Madhe. Çifti i bashkëshortëve jeton në qytezën e vogël të Cheltenham në Angli.

Biletën, Joe dhe Jess e kishin blerë më 10 maj, krejt rastësisht. Joe tha se e kuptoi që kishte fituar teksa nisi të kontrollojë biletën në orën 05:00 të mëngjesit, teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e tij. Të dy, burrë e grua, thanë se do ta lënë punën dhe se do të shfrytëzojnë paratë e fituara për të shijuar udhëtime qark botës, bashkë me familjen e miqtë e tyre.

Thonë se do ta nisin nga Hawaii, ëndrra e tyre që në fëmijëri. Rekordi i mëparshëm i fituar në një lotari në Britani ishte në 170 milionë paund. Mediat në Angli thonë se tashmë çifti Thwaite janë më të pasur edhe se vetë Adele, këngëtarja më e pasur e Britanisë së Madhe. Rikujtojmë, se disa muaj më parë një person në Britaninë e Madhe fitoi xhekpotin prej 109 milionë paundësh në lotarinë ‘EuroMillions’.

Numrat fitues ishin 3, 25, 38, 43, 49, ndërsa numrat me fat 3 dhe 7. Fituesi i ka “goditur” në kokë të 7 numrat dhe firma e lotarisë ‘Camelot’ iu bëri thirrje lojtarëve të kontrollojnë mirë biletat e tyre për të parë nëse janë ata fatlumët. Ju sjellim në vëmendje rastin e Frane Selak, burri që ka shmangur vdekjen plot shtatë herë dhe më pas ka fituar lotarinë në moshën 74-vjeçare. Kroati, i cili ka lindur në vitin 1929, kuptoi që ishte me fat kur në vitin 1962, vagoni i trenit në të cilin ndodhej ra në një lumë, duke vrarë të 17 pasagjerët brenda, përveç tij. Një vit më pas, dera e avionit me të cilin po udhëtonte u shkëput dhe Frane ra për fatin e tij të mirë në një mullar kashte.