Live From Tirana

“Vajza do që të jem me dikë, më kërkon një motër”/Dasina: I thashë ish-bashkëshortit që do hyj në ‘Përputhen’ dhe…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Përputhen” Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…

Ti ke dhe një vajzë 8 vjeçe nga një martesë e mëparshme dhe prej 5 vitesh nga divorci jeton e vetme me të. Sa e vështirë është të jesh një nënë e divorcuar e të rrisësh vajzën dhe njëkohësisht të kërkosh dashurinë?

Është shumë e vështirë. Ajo pyet për gjithçka, do të dijë gjithçka rreth meje. Deri para ca kohësh më ka pyetur pse nuk je me babin.

Të pyet ajo për “Përputhen”?

Më pyet, ka shumë gjëra që nuk i shikon. Ajo do që të jem me dikë, madje thotë që do një motër, gjë që është shumë larg kjo. Komenton gjithmonë gjëra pozitive. Mund të them që dëshira e saj ka qenë që unë të jem në televizion. Gjithmonë më bënte pyetje pse nuk je këngëtare, pse nuk je në televizion si të gjitha vajzat e tjera. Kjo ka qenë dhe një arsye më tepër për mua. Ajo gjithmonë më komplimenton për gjithçka. Është gjithçka për mua, është një horizont.

Çfarë të thotë familja për rrugëtimin tënd në “Përputhen”?

Nuk ishin dakord. Por tani i kam më afër vetes, më mbështesin. Më thonë mos bëj këtë, mos bëj atë, si të gjithë prindërit. Por tani jam shumë e lumtur që i kam afër vetes, kjo ka rëndësi për mua.

Ke kontakte me ish-bashkëshortin?

Kemi marrëdhënie prindërore, për hir të vajzës, është diçka bazike.

Çfarë të ka thënë ai për “Përputhen”?

I kam treguar që do jem në një emision televiziv dhe i kam thënë që gjithçka është në rregull që të mos mendojë se nuk kam kohë për vajzën, meraku i prindit tjetër normal. Thjesht i kam treguar këtë dhe më ka thënë shiko rrugën tënde, çfarë të jetë më e mira për ty.