Bota

Valë e nxehtësisë në Francë, njerëzit pa strehë në vijën e frontit kundër nxehtësisë!

Me 61 departamente ende në alarm të kuq për valë të nxehti, njerëzit që flenë në rrugë janë prej më të ekspozuarve. Në Marsejë, ekipet e ndërhyrjes rrisin përpjekjet për të ofruar ujë, mbështetje dhe strehim. Valë e nxehti vazhdon të godasë Francën, me 61 departamente ende në alarm të kuq për nxehtësi ekstreme të premten. Një përmirësim i lehtë pritet nga e shtuna, kur pritet që alarmi të hiqet në 13 departamente në qendër dhe në jug-perëndim të vendit.

Megjithatë, temperaturat mbeten jashtëzakonisht të larta, dhe njerëzit po përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për t’u përballur me nxehtësinë: kondicioner, ujë dhe dush, opsione që njerëzit që flenë nëpër rrugë nuk i kanë, duke i lënë ata kryesisht të paaftë për t’u shpëtuar peizazhit të vështirë dhe betoni të rrugëve.

Vdekshmëria e lartë edhe gjatë verës

Në Marsejë, Francis Vernède, president rajonal i Fondation pour le Logement des Défavorisés, e cila punon për banimin e njerëzve në nevojë, del në terren për t’ju ndihmuar atyre.

“Ata janë jashtëzakonisht të pambrojtur gjatë gjithë vitit. Njerëzit zakonisht mendojnë për të pastrehët më shumë në dimër, por në realitet shkalla e tyre e vdekshmërisë është po aq e lartë – nëse jo më e lartë – gjatë verës. Pra, nxehtësia është një problem i madh,” thotë ai.

Sot në Marsejë është jashtëzakonisht nxehtë. Dhe është shumë e vështirë për dhjetëra, nëse jo qindra persona që flenë jashtë, të cilët përballojnë temperatura shkatërruese gjatë natës dhe që, gjatë ditës, janë të detyruar të kërkojnë copa të vogla hije – dhe ato nuk janë gjithmonë të disponueshme,” vazhdon ai.

Valentin, një i ri që jeton në rrugë, thotë se fillon të kërkojë hije që nga mëngjesi i hershëm, për veten dhe qentë e tij. “Në mëngjes qëndrojmë në hije deri sa shfaqen policët dhe na thonë të ikim sepse, supozohet, jemi një ngacmim në hapësira publike. Pastaj ne thjesht ecim rreth e rrotull duke kërkuar një vend tjetër në hije, që të mbajmë qentë larg nxehtësisë që të mos digjen,” thotë ai.

“Është e vërtetë që mëngjeset janë vërtet të vështira. Nëse nuk pini, në një moment mund të merrni goditje nga nxehtësia,” pranon Bastien, i cili gjithashtu fle jashtë.