Aktualitet Politikë

Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin pasi Rama nuk u paraqit/ Kreu i PBDNJ: Kryeministri nuk ka në axhendë respektimin e minoriteteve

Në rendin e ditës sot në Kuvend ishte parashikuar një interpelancë që deputeti Vangjel Dule kishte kërkuar me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me politikat e qeverisë për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Duke qenë se Kryeministri nuk u paraqit, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka refuzur që të zhvillojë interpelancën me ministren për Parlamentin Elisa Spiropali.

Dule tha se qëndrimi kryeministrit Edi Rama për të mos u përballur në interepelancë me të dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij

Depozitova kërkesën për interpelancë më kryeministrin në lidhje me politikat e qeverisë dhe respektimit e minoriteteve. Pse e kërkova me kryeministrin, jo se nuk kam respekt, për ministren Spiropali, por për cilido. Jam njoftuar sot në mëngjes se kryeministri nuk paska denjuar që të diskutojë me këtë çështje dhe e ka deleguar. Është mënyrë cinike, e ka të plotë mundësinë që ta bëj por jo dëshirën. Më datën 9 nëtor e depozitova kërkesën. Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij. Por për fatin tonë të mirë egziston për BE-në. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, me keqardhje nuk e pronoj interpelancën me Spiropalin. Vendoseni vet zonja kryetare, se kur do të zhvillohet. Është qëndrim abuzim.- tha Dule.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Ministren që t’i përgjigjej. Spiropali tha se Shqipëria është vend model për respektimin e pakicave kombëtare dhe se atyre u garantohen liri që shqiptarëve në shumë vende të botës u mohohen.

Ishte pikërisht në respekt të kërkesës suaj për të dëgjuar se çfarë kanë bërë qeveritë shqiptare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ne vendosëm të mbajmë sot këtë interpelancë dhe ju vendosët mos ta zhvilloni. Kohën tuaj e shfrytëzuat dhe thatë disa të pavërteta. Ky vend është një shembull për rajonin për sa i përket respektimit të pakicave kombëtare dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Ju garantohen liritë ekonomike e kulturor, por dhe liri të tjera që fatkeqësisht shqiptarëve në shumë vende të botës i mohohen, tha Spiropali.