Serena Williams mori mbështetjen e Shoqatës së Tenisit për Femra, pas sjelljes në fushë kur të shtunën gjatë ndeshjes finale, humbi trofeun US Open ndaj japonezes Naomi Osaka. Shoqata thotë se “Gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me Williams-in për shkak se është grua”. Tenistja amerikane mori dënime të shumëfishta nga Carlos Ramos, përfshirë një pikë dënimi për thyerjen e raketës. Williams e cilësoi “gënjeshtar” gjyqtarin.