Plazhet e Floridas në Shtetet e Bashkuara sapo janë rihapur por në vend të rojeve seksi të plazhit që qëndrojnë në kabinë për të shpëtuar jetë, do të gjeni ‘vdekjen’.
Një avokat i quajtur Daniel Uhlfelder ka dalë nëpër plazhet e Floridas për të protestuar për rihapjen e shpejtë të tyre ndërkohë që vendi ende po lufton me Koronavirusin.
Ai është veshur si personazhi Grim Reaper që në filma të ndryshme horror paraqitet si vdekja. Daniel është veshur me një mantel të zi nga i cili mbulohet krejtësisht dhe thuajse nuk i duket fytyra.
Avokati qëndron thuajse gjithë ditën nëpër plazhe duke protestuar dhe duke i kërkuar njerëzve që kanë ardhur të pushojnë e të argëtohen që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vazhdojnë të respektojnë distancimin social.