Aktualitet

Veliaj: Tirana ka nevojë për Unazën e Madhe më shumë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranë u shpreh i vendosur se Unaza e Madhe do të ndërtohet. Gjatë fjalës së tij në 99-vjetorin e Tiranës kryeqytet, Erion Veliaj tha se sot nevojitet më shumë se kurrë zgjerimi i rrugës. Ky segment prej mbi 3 muajsh është bërë objekt debatesh për shkak të devijimit të  projektit të Unazës së Re, nga i cili preken dhjetëra ndërtesa, shumë prej të cilave të palegalizuara.