Aktualitet

Veliaj: Vonesa prej 40 ditësh nuk e frenon punën për Teatrin e ri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se “Vonesa prej 40 ditësh nuk e frenon punën për Teatrin e ri në Kryeqytet”. Veliaj shprehet se “Ligji do të rivotohet nga shumica në fillim të shtatorit”.  Reagimi i kreut të Bashkisë pason vendimin e Presidentit Meta që një ditë më parë riktheu në Kuvend ligjin “Për Teatrin”, duke konsiderur se “Bie ndesh me vlerat e standardet europiane”.