Viti 2025 ka zbuluar një botë të pasur me peisazhe – mendoni për ujëvarat në Zimbabve, livadhet e mesit të verës të Lituanisë dhe hekurudhat e rrethuara nga xhungla të Sri Lankës. Vende shpirtërore si Koreja e Jugut ju ftojnë në reflektim të qetë mes pyjeve të mbushura me harmoni, ndërsa Maroku shkëlqen në ngjyrat e shkretëtirës dhe Norvegjia ndiçon me ujëvara vezulluese. Për t’ju ndihmuar të ngushtoni kërkimin tuaj, disa ekspertë nga një faqe udhëtimi kryesore në botë kanë sugjeruar vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2025…
1. Zimbabve
Zimbabve është një mozaik me terren të egër të thyer dhe trashëgimi të thellë dhe të vjetër – ku shkëmbinjtë e dhëmbëzuar të granitit ngrihen mbi fushat e arta. Qyteti i lashtë prej guri i Zimbabvesë së Madhe është një histori shekullore. Ndërkohë, në Ujëvarat e Viktorias, Zimbabve përplaset në gryka të stuhishme. Malësitë Lindore, megjithatë, ofrojnë një pamje të mrekullueshme. Mendoni për natyrën dhe ajrin e pastër që do të merrni gjatë një shëtitjeje në mëngjes.
2. Lituania
E formuar nga pyje të lashta dhe liqene të fshehura, Lituania mbart një histori të pasur me shtresa të gdhendura në rrugët e saj me kalldrëm dhe dritaret e shtëpive. Këtu, drita e diellit ndriçon pambarimisht dhe fushat me lule shkëlqejnë. Ndërkohë, në kryeqytetin e saj, Vilnius, rrugicat mesjetare përdridhen në oborre të mbuluara me pemë, lumi Curonian është i gjatë dhe ka një pamje mbreslënëse.
3. Sri Lanka
Sri Lanka është një peizazh kontrastesh. Vija bregdetare është e rrethuar nga palma dhe pyje të dendura smeraldi dhe qytetet e lashta ngrihen nga hapësirat e xhunglës. Në malësitë e larta mund të gjeni edhe shumë lloje çajrash. Peshkatarët janë gjithmonë aty duke peshkuar nga llojet më të ndryshme të frutave të detit. Në brendësi, rrënojat e shenjta të Anuradhapura dhe Polonnaruwa flasin për shekujt e kaluar që i janë përkushtuar budizmit.
4. Koreja e Jugut
Koreja e Jugut zhvillohet në heshtje nën stinët e saj që ndryshojnë. Në Seul, mbetjet e zbehura të epokës Joseon shtypen mbi lagjet e gjera prej betoni dhe oborret e vjetra. Ndërkohë, malet jugore – Jirisan dhe Seoraksan kanë një pamje që të lënë pa frymë. Më larg, Ishulli Jeju qëndron me shkëmbinj të zinj dhe shtigje të gdhendura nga llava vullkanike.
5. Argjentinë
Argjentina lundron midis kontrasteve të gjalla. Fusha të prekura nga dielli ku do të gjeni një pamje marramendëse. Në Buenos Aires, kafenetë ndodhen pranë librarive. Në Kordoba, ndodhen sheshet e ngrohta prej guri ranor dhe në Ande vreshtat e gjera shkëlqejnë nga perëndimi i diellit.
6. Maroku
Maroku duket si një mirazh – ku shktrihen dunat e kuqe të Saharasë dhe Atlasi i Lartë ngrihet me maja të mbuluara me pluhur. Në Fez, rrugicat e ngushta me hije të shoqërojnë gjatë gjithë Medinës – duke kaluar oborret me pllaka mozaiku. Në Chefchaouen, rrugët e lara në blu ngjiten drejt Maleve Rif.
7. Norvegjia
Norvegjia gumëzhin me një qartësi të ftohtë dhe kristalore, pamjet e saj akullnajore gdhenden thellë në tokë. Në Oslo, tragetet e mëdha kalojnë pranë muzeve me kuti xhami. Përgjatë bregdetit, fshatrat e peshkimit grumbullohen midis shkëmbinjve ku shfaqet një peisazh shumë mbresëlënës. Ndërkohë, në brendësi, ujëvarat që rrjedhin bien përmes përrenjve me myshk dhe kishat e lashta prej druri.
8. Moldavia
Moldavia vendoset në një peizazh në heshtje. Në Kishinev, njerëzit lëvizin me zhurmë pranë fasadave të epokës sovjetike që po shkatërrohen dhe bulevardeve të rrethuara me pemë. Dniestri rrjedh drejt lindjes, pranë manastireve në shkëmbinj të gdhendur. Ndërsa në Orheiul Vechi, kishat e lashta prej guri dhe kambanat e tyre që bien për orë të tëra duken më të vjetra se rruga mbi të cilën kalojnë.
9. Hong Kong
Hong Kongu meriton një vëmendje të veçantë. Këtu, qiellgërvishtëset ngrihen krah për krah me tempujt e lashtë. Udhëtoni me tragetin ikonik Star përmes Portit Victoria për pamje panoramike të horizontit të tij të lartë. Adhuruesit e ushqimit kanë shumë zgjedhje si disa më kryesoret janë sushi, matcha, mocchi dhe shumë të tjera. Sigurohuni që të eksploroni edhe anën shpirtërore të Hong Kongut si për shemmbull Budën e Madhe në Ishullin Lantau dhe shëtisni nëpër sallat e Tempullit Man Mo.
10. Danimarka
Danimarka merr frymë në ritëm të qetë – ku livadhet e buta dhe turbinat e hijshme të erës rrotullohen me shpejtësi. Në Kopenhagen, çiklistët kalojnë pranë kanaleve të veshura me shtëpi-lundruese, ndërsa aroma e ëmbëlsirave të ngrohta me kanellë vjen nga furrat anash rrugës. Ndërsa jeni në Roskilde, majat gjigante prej tulle të katedrales janë madhështore. Më në jug, shkëmbinjtë e Møns Klint kanë një të bardhë verbuese. Nën sipërfaqe, fortesat vikinge të Danimarkës rrethojnë tokën, të heshtura, simetrike dhe stoike.