Qeveria daneze ka njoftuar ndryshime në ligjet ekzistuese me qëllim ndalimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtetërore. Kjo do të bëhet me rekomandimin e Komisionit shtetëror për Mirëqenien e Popullsisë dhe praktikisht do të thotë se pothuajse të gjithë fëmijët e moshës shtatë deri në 17 vjeç do të jenë të detyruar ligjërisht të mos marrin celularët e tyre në shkollë. Ky njoftim vjen pasi qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në telefon dhe media sociale.
Komisioni Danez i Mirëqenies u krijua me iniciativën e kryeministrit Metta Frederiksen në vitin 2023 me detyrën për të hetuar pakënaqësinë në rritje midis fëmijëve dhe të rinjve. Qendra Kërkimore Pew në Amerikë ka publikuar një raport mbi sondazhin e fundit, në të cilin 68% e të rriturve të anketuar thanë se nxënësit e shkollave nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat e tyre gjatë mësimit. Shumica menduan se fëmijët duhet të kenë qasje gjatë drekës dhe mes orëve dhe 36% menduan se telefonat duhet të jenë të fikur gjatë gjithë ditës.
Mësuesit janë në masë dërrmuese në favor të këtyre ndalimeve të celularëve. 90% e anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Arsimit mbështetën politikat që ndalonin telefonat gjatë kohës së mësimit. Por nxënësit, siç mund ta imagjinoni, nuk janë gjithmonë aq të interesuar për diçka të tillë edhe pse disa kanë thënë se kanë mësuar të pëlqejnë ndalimet e celularëve.
Ndryshe nga studimet e panumërta të publikuara që kanë paralajmëruar prindërit për adoleshentët e tyre që rrinë në orë të tëra në celular, studimi i bërë së fundmi zbulon të kundërtën. Koha që ata shpenzojnë me telefonat nuk është edhe aq e dëmshme në këtë studim bëhet e ditur se adoleshentët që përdornin telefonat e tyre për një deri në dy orë në ditë kishin një rrezik më të ulët të depresionit, problemeve me gjumin, stresit dhe varësisë ndaj alkoolit në krahasim me ata që nuk e përdornin fare telefonin.