Më 6 qershor 2025, Italia u bë vendi i parë në Europë që lejon zyrtarisht përdorimin e ilaçit Remdesivir për trajtimin e Peritonitit Infektiv Felin (FIP), një sëmundje vdekjeprurëse që prek macet.
Vendimi vjen pas një fushate të fuqishme dhe një peticioni me mbi 40 mijë firma, dhe u përshëndet nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Deri tani, ilaçi përdorej ilegalisht nga pronarët në përpjekje për të shpëtuar macet e tyre.
Tashmë, veterinerët në Itali mund ta përshkruajnë legalisht Remdesivir përmes recetës elektronike, duke siguruar trajtim të sigurt dhe të mbikëqyrur.
Ky është një hap i madh për mirëqenien e kafshëve dhe një precedent që pritet të ndiqet nga vende të tjera të BE-së.
Një vendim që kthen shpresën atje ku dikur sundonte pashpresa.