Venezuela po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmin e raporton Agjencia “Reuters”. Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro reagoi duke fajësuar një “neglizhencë” në një digë hidro-eletrike që siguron pjesën më të madhe të energjisë në këtë vend. Venezuela është prekur nga një krizë e thellë ekonomike, ku inflacioni është tejet të lartë, dhe ka mungesa të ushqimit dhe ilaçeve.